English

Të verbërit kundër KQZ: S'na caktoi fletë votimi të veçanta, s'shohim të votojmë

Tiranë, 16 maj, NOA - Shoqata e të Verbërve ka reaguar sot në shenjë proteste ndaj vendimit më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas të cilit të verbërit do të kenë në dispozicion gjatë procesit të 28 qershorit, fletën e zakonshme të votimit, si për gjithë qytetarët e zakonshëm dhe jo ndonjë të veçantë, posaçërisht për ta.

Duket se një vendim i tillë i ka indinjuar të verbërit, të cilët kanë pohuar se me anë të tij ekziston rreziku i manipulimit të votës së tyre, pasi ata nuk janë në gjendje të shohin se për kë do të votojnë në zgjedhje.

Sipas të dhënave nga Shoqata e të Verbërve janë plot 9500 persona të cilët gëzojnë këtë status dhe që sipas saj, nuk janë në gjendjen e duhur shëndetësore që të votojnë si të tjerët.

"KQZ nuk na ka vënë në dispozicion fletë votimi të veçanta. Vota jonë mund të manipulohet", ka deklaruar me shqetësim kryetari i kësaj shoqate.

n.e/NOA

KOMENTE