Tiranë, 16 maj/NOA - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli priti me hidhërim lajmin e largimit papritur nga jeta, të z.Vehbi Veliaj, pronari i televizionit Alsat.
Me këtë rast, Kryetarja e Kuvendit shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta familjarëve, të afërmve të të ndjerit z. Veliaj dhe stafit të medias Alsat, të cilit ai ishte përkushtuar me shumë pasion dhe vullnet.
Kryetarja e Kuvendit vlerëson se z. Veliaj ishte një shqiptar i madh, i cili vuri median e tij, në shërbim të interesave kombëtare dhe informimit të drejtë e profesional të publikut shqiptar, në Shqipëri dhe kudo në botë.
e.l/NOA