English

Vdekja e vebi Velisë, rrjeti televiziv Alsat ndërpret transmetimet normale

Tiranë, 16 maj/NOA - Në nderim të biznesmenit të ndjerë Vebi Velija, televizioni Alsat, ka ndërprerë rrjedhën e transmetimit të të gjitha programeve, thuhet në një komunikatë për shtyp të rrjetit televiziv me licencë transmetimi të tre televizioneve nën siglën Alsat në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Ndërkohë, gazetarët, teknikët dhe të gjithë punonjësit e këtij televizioni, i shprehën ngushëllimet më të thella familjes.

"I bashkohemi hidhërimit të të afërmve në humbjen e të dashurit të tyre, i cili për ne nuk ishte thjesht një drejtues, por edhe një mik fjalë-ngrohtë e këshillë-mirë gjatë punës tonë në media", - thuhet në mesazhin e tyre.

Ceremonia e varrimit për presidentin e ndjerë të Televizionit Alsat, z. Vebi Velija, do të zhvillohet sot në orën 15:00 në fshatin e tij të lindjes, në Gradec të Gostivarit në Maqedoni.

e.l/NOA

KOMENTE