English

Zv/sekretari amerikan i Shtetit viziton Maqedoninë, takime me Ivanov-Gruevski

Shkup, 16 maj, NOA - Zëvendës-sekretari i shtetit, Xhejms B. Stajnberg do ta vizitojë sot Maqedoninë. Kjo është vizita e tij e parë në Maqedoni pasi që u emërua në këtë detyrë në janar të këtij viti.

Gjatë vizitës Stajnberg, i shoqëruar nga ambasadori Riker, do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe përfaqësues të partive politike.

Së bashku, do të diskutojnë zhvillimet e fundit politike të brendshme dhe ndërkombëtare, duke përfshirë marrëdhëniet SHBA-Maqedoni, stabilitetin rajonal dhe proçesin e integrimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.

Xhejms B.Stajnberg është zëvendës-sekretar i Shtetit dhe shërben si zëvendës-kryesor i sekretares Klinton.

E emëroi presidenti Obama ndërsa e konfirmoi Senati me 28 janar 2009 dhe e dha betimin solemn para sekretares një ditë më vonë.

Para angazhimit në administratën e Obamës, Z. Stajnberg ishte dekan i Shkollës për marrëdhënie publike Lindon B. Xhonson nga 1 janari 2006.

NOA-INA

KOMENTE