Japoni, 17 maj NOA - Rezultojnë të prekur nga gripi i derrave, 20 nxënës në Japoni.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale të cilat u referohen burimeve shëndetësore të vendit.
Sipas medieve janë konfirmuar 20 raste të reja të personave të prekur nga virusi H1H2, duke e çuar numrin e të infektuarve në Japoni në 23.
Tre raste ishin konfirmuar zyrtarisht më herët nga institucionet shëndetësore të Japonisë.
Mësohet se autoritete vendase kanë urdhëruar mbylljen e shkollave ku mësonin nxënësit e infektuar nga gripi i derrave me qëllim evitimin e përhapjes së virusit.
Megjithëse autoritete japoneze kishin marrë masa më parë për të parandaluar mbërritjen e gripit të derrave në Japoni, nuk kanë mundur dot pasi tashmë janë konfirmuar 23 raste.
k.k/NOA