Durrës, 17 maj/NOA - Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi, në kuadër të Prezantimit të Programit të Ri Qeverisës, ka takuar banorët e fshatit Bubq, në qytetin e Durrësit.
Deputeti socialist u ka deklaruar banorëve, se sipas tij, qeveria e Sali Berishës nuk është kujtuar aspak për t'i ardhur në ndihmë, edhe pse fshati ndodhet fare pak kilometra larg kryeqytetit.
Sot Bubqi po vuan problemin më minimal, siç është vaditja e tokës, pasi në këtë fshat nuk ka asnjë lloj investimi për t'ju ardhur në ndihmë banorëve.
Klosi u premtoi banorëve, se pas 28 qershorit, gjendja e tyre do të ndryshoj, me ardhjen në qeverisje të koalicionit Bashkimi për Ndryshim.
"Ne jemi në një komunitet 20 km larg Tiranës, po aq sa ishte edhe Gërdeci, ndërkohë që qeveria e Sali Berishës, në atë distancë investoi aq shumë për një fabrikë vdekjeje", - u shpreh Klosi.
Kurse krahasoi se "në një komunitet kaq të mirë sa ai i Bubqit, nuk investoi asgjë për ujin e pijshëm dhe se nuk dha asnjë zgjidhje për sa i takon vaditjes".
Këto mund të jenë ato pika të programit qeverisës të PS, tha Klosi, që "ne do t'i zgjidhim së bashku me ju".
e.l/NOA