English

Mustafaj: U shkelën parimet, tërhiqem nga gara për kreun e PD

Tiranë, 17 maj NOA - Një ditë para zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike të Tiranës, Besnik Mustafai tërhiqet nga kandidatura.

Me anë të një deklaratë për shtyp dhënë sot, Mustafaj kë bërë të ditur se nuk dëshiron të garojë për kreun e PD-së së Tiranës, duke dhënë dhe motivet.

"prisja një garë të ndershme për kreun e PD-së, dhe prisja të mos shkeleshin parimet e partisë" ka deklaruar sot Mustafaj i cili ka reaguar menjëherë sapo ka mësuar se ishte kandidat për kryetar të Partisë Demokratike të Tiranës, i cili do të zgjidhet nesër gjatë konferencës së kësaj partie.

Besnik Mustafaj ka bërë të ditur se nuk ka asnjë plan që ka lidhje me politikën, dhe katër vitet e ardhshme nuk do të merret me politikë.

"Këto katër vite sdo jem në asnjë listë" u shpreh Mustafai.

k.k/NOA

KOMENTE