English

Për një siguri social-ekonomike

Nga Ervin Bushati

Kemi folur gjatë për bujqësinë e braktisur dhe jetën e vështirë në fshat.

Kjo gjendje e rëndë duhet të ndryshojë, dhe ndryshimi do të vijë me një qeverisje të re: një politikë të re e cila në qendër të vëmendjes ka familjen në fshat.

Programi ynë i ri adreson problemet për të garantuar mirëqenien në fshat; një të ardhme më të mirë me një dinjitet të rikthyer.

Deri sot Bujqësia shqiptare ka shkuar përpara pa përkrahjen e shtetit, mbështetur vetëm në energjinë e pashtershme të fshatarit shqiptar. Kjo ecuri nuk është dëshmi zhvillimi, por tregues se Bujqësia jonë mund të jetë tepër konkurruese, me zbatimin e një strategjie të vërtetë dhe një infrastrukturë të zhvilluar.

Partia Socialiste ka përparësi Bujqësinë, duke fokusuar politika që nxisin investimet.

Politika e Re e zhvillimit që propozojmë është:

Transformimi i Bujqësisë nga një aktivitet mbijetese, në një sektor modern në një ekonomi të hapur. Do të promovojmë konkurrencën e lirë dhe të drejte të një prodhimi cilësor; të mjaftueshëm për të mbuluar tregun vendas e më gjerë.

Objektiva të zhvillimit të Partisë Socialiste janë: Â

I. Rritja e mirëqenies në fshat dhe garantimi i pronës dhe i sigurisë social-ekonomike.

II. Bashkë do të mbështesim prodhimin vendas nëpërmjet zhvillimit, profilizimit dhe konsolidimit të Biznesit Agrar në një treg funksional. Biznesi Agrar do të përjashtohet nga taksat për 3 vite.Â

III. Synojmë rritjen e ekonomisë rurale me aktivitete si: agroindustria, turizmi, bimët e egra dhe medicinale, produktet bio dhe artizanale, peshkimi, pyjet, gjuetia dhe agroturizmi. Â

Me Partinë Socialiste, zonat rurale do të shkojnë përtej përmirësimit të prodhimtarisë në Bujqësi; ato do të sigurojnë rritje të mirëqenies dhe një jetë dinjitoze. Â

Nesër fshatari do të jetë pronar i tokës që punon. Â

Nesër puna në bujqësi do të ketë vlerë. Â

E ardhmja i takon punës, mirëqenies dhe dinjitetit të secilit në një shoqëri që respekton të drejtat dhe mundësitë tona.

KOMENTE