English

Politika sociale, nevoja për të qenë proaktive

Nga Eglantina Gjermeni

Mirëqenia e të gjithë individëve gra dhe burra, vajza dhe djem, të rinj apo të moshuar, bashkëjetesa sociale dhe dinjiteti arrihen kur këta individë largohen nga varfëria dhe përjashtimi social.

Sfida e vërtetë është të tregohet sesi të gjithë mund të përfitojnë prej një shoqërie të barabartë, e ndërtuar mbi pranimin e ndryshimeve, dhe që adreson e vlerëson nevojat e individit dhe grupit. Â

Qeverisja e mirë që ju përgjigjet nevojave të shoqërisë, nxit politika sociale proaktive të cilat synojnë fuqizimin e individëve, efikasitet edhe drejtësi sociale.

Përmes këtyre politikave synohet të zgjerohet aksesi në punësim, arsimim, shërbim shëndetësor dhe shërbime sociale, pavarësisht nga mundësitë financiare të individëve, gjinia, mosha apo vendbanimi.

Dhënia prioritet grupeve më në nevojë si fëmijët, gratë, të moshuarit, individët me aftësi të kufizuara, etj bën të mundur që të arrihet de facto një shoqëri e mundësive të barabarta.

Zhvillimi ekonomik, zgjerimi i shërbimeve publike dhe integrimi social gjithëpërfshirës, kërkojnë të sigurojnë një përcaktim të saktë të nevojave reale të popullsisë me synim plotësimin e tyre përmes harmonizimit të nevojave, mundësive dhe burimeve.

Rritja e aksesit ndaj shërbimeve sociale, rritja e efikasitetit të tyre, bëjnë të mundur që çdo qytetari shqiptar t'i ofrohen shërbime sociale të integruara duke respektuar çdo individ dhe te drejtat që ka.

Programet dhe politikat efikase parandaluese do të ndikojnë në një përfshirje më të gjerë sociale si dhe në minimizimin e problemeve sociale që lidhen me varfërinë dhe përjashtimin social.Â

Individët me aftësi të kufizuara, të varfrit, të moshuarit, romët dhe nevojat e tyre specifike adresohen më mirë përmes një përqasjeje të integruar dhe afatgjatë.

Reformimi i sistemit të sigurimeve shoqërore synon krijimin e mundësive të barabarta dhe të qëndrueshme për përfituesit duke përfshirë këtu individët që banojnë në zona rurale po urbane. Â

Sigurimi që përfitimi i lejes së lindjes të jepet për çdo nënë pavarësisht nga kontributet në sigurimet shoqërore, bën të mundur që shteti dhe shoqëria të ofrojnë përkujdesje për fëmijën, nënën dhe familjen.

Eliminimi i pabarazive, diskriminimit të çdo lloji edhe mundësitë e barabarta sigurojnë dinjitet dhe drejtësi sociale!

KOMENTE