Dibër, 17 Maj/NOA - Një grua, nënë e tre fëmijëve i ka dhënë fund jetës duke u vetëmbytur, pasi përjetonte prej kohësh një gjendje të rënduar psikologjike, precipituar në depresion, për shkaqe të dyshuara të dhunës bashkëshortore.
Burime nga policia e Dibrës, bënë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA bënë sot të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Okshatinë të Bulqizës së rrethit Dibër.
Viktima është Xharie Elez Koleci, 49 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, banuese në këtë fshat.
Burimet thanë se kriza të herëpashershme nervore e kishin përfshirë të ndjerën duke tentuar dhe herë të tjera t'i japë fund jetës.
Herën e fundit, ia ka arritur qëllimit, ka shkuar në lumin Drin dhe atje është vetëmbytur, për t'u gjetur e vdekur pak orë më vonë, nga dëshmitarë të rastësishëm.
Policia ka mbledhur dëshmi në vendin e ngjarjes dhe vendbanimin e të ndjerës. Paraprakisht dyshohet se vetëflijimi ka ardhur pas përjetimit të krizave nervore që e kishin burimin nga keqtrajtimi i bashkëshortit të të ndjerës, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë.
e.l/NOA