English

PS: Diferenca ne kemi, me Berishën dhe PD

Librazhd, 17 maj/NOA - Partia Socialiste ka një diferencë të thellë me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike, ishte pohimi i Valentina Leskajt, kryetarja e Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Së bashku me deputetin Taulant Balla, janë takuar me banorët e fshatit Lunik në qytetin e Librazhdit, në kuadrin e prezantimit të Programit të Ri Qeverisës.

Problematika e fshatit gjatë këtyre 4 viteve të fundit ka qenë më e rëndë se para vitit 2005, - ka theksuar Leskaj, pasi qeveria e Sali Berishës, ka menduar më shumë për pasurimin e oborrtarëve të vet në kryeqytet.

Sipas Leskajt, me programin e ri të Partisë Socialiste, fshati do të jetë në vëmendje të plotë të qeverisë së re që do të dalë pas 28 qershorit, pasi është forca politike që do të ndryshoj gjithë Shqipërinë.Â

"Ne kemi një diferencë shumë të madhe me Berishën dhe PD, diferencë si nata me ditën, sepse Berisha ka ndërtuar një qeverisje nepotike".

Kurse shtoi se "ajo që ne po punojmë prej 4 vitesh në opozitë dhe në mënyrë të veçantë në dy vitet e fundit me programin, është që të ndërtojmë një qeverisje për shqiptarët".

e.l/NOA

KOMENTE