English

Vdes në spital i moshuari që u aksidentua në Durrës, ende i paidentifikuar

Durrës, 17 maj NOA - Ndërroi jetë i moshuar ende i paidentifikuar, i cili u aksidentua dje në mbrëmje në hyrje të Durrësit.

I aksidentuari i cili me moshë rreth 65-vjeç, nuk mundi ti shpëtonte dot plagëve të marra duke ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme, në spitalin e Durrësit.

Trupi i tij u transportua në morgun e spitalit në pritje të identifikimit t tij.

Ndërkohë që ngjarja rrugore e cila ndodhi mbrëmë, rreth orës 20.00, në rrugën nga stacioni hekurudhor te ura e Dajlanit, ka për përgjegjëse 35-vjeçaren M.C.

Ajo ka qenë duke udhëtuar me automjetin e saj tip-Golf, me targë DR 8738 E, që ku ka përplasur të moshuarin i cili kalonte mbi trafikndarësen për të mbërritur në anën tjetër të rrugës. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesen e mjetit, M. C., 35 vjeç, nga Durrësi deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

k.k/NOA

KOMENTE