English

Zhvillimi, përmes ndërthurjes së politikave ekonomike

Nga Besnik Baraj

Mjedisi për ne socialistët është nga sfidat më serioze në vend. Atij i kemi borxhe të mëdha, pasi është parë vetëm si mjet për të nxjerrë fitime të çastit dhe klienteliste.

Për të frenuar shkatërrimin e burimeve natyrore dhe për t'i rehabilituar ato, ne u ofrojmë shqiptarëve një program mjedisor radikalisht zhvillues e të qëndrueshëm.Â

 * Integrim të komponentes mjedisore në politikat ekonomike të zhvillimit të vendit, duke ndikuar pozitivisht në drejtimin, koston dhe ritmet e ecurisë ekonomike, shëndetit të popullit dhe sigurisë kombëtare.Â

 * Adoptim të politikave që mundësojnë shfrytëzimin racional e të qëndrueshëm të natyrës, duke shërbyer si gjenerator mundësish për të hapur fronte pune dhe për të zhvilluar biznese që janë në harmoni me mjedisin.Â

 * Ndërhyrje energjike me faktorë financiarë, menaxhues dhe instrumente ligjorë për të penguar degradimin e natyrës dhe zmadhimin e borxhit të madh mjedisor që po u krijojmë brezave të ardhshëm.

* Mbrojtje të mjedisit me një përqasje të re, duke e konsideruar dhe menaxhuar atë në mënyrë integrale, në bashkëpunim me qytetaret, ekspertët, organizatat mjedisore, sistemin tonë arsimor, median dhe biznesin privat.Â

 * Partneritet serioz në bashkëpunimet bilaterale dhe multilaterale, si dhe me konventat ndërkombëtare për të përmbushur, jo thjesht në letër detyrimet që rrjedhin prej tyre, por edhe të rikthejmë seriozitetin e cenuar në projektet me institucionet ndërkombëtare.

* Arritje të standardeve mjedisore, për rehabilitimin e zonave të ndotura, të pyjeve, për uljen e ndotjeve në ajrin urban, në ujërat sipërfaqësore dhe për zvogëlimin e erozionit, si parakushte për të realizuar me sukses integrimin në Bashkimin Europian.

KOMENTE