Gramsh, 18 maj NOA - Â Një 7-vjeçar është përplasur nga një automjet dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në hyrje të qytetit të Gramshit, kur një automjet me targa GR 1239 B, i cili drejtohej nga 41-vjeçari Nefail Kllogjeri, ka përplasur 7-vjeçarin me iniciale D.F, i në atë moment po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.
I mituri i transportua me urgjencë në spitalin e Gramshit dhe pasi mori ndihmën e parë ai u transportua në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Policia shoqëroi në polici drejtuesin e mjetit për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Burime nga policia thanë se ndaj drejtuesit të mjetit, Nefail Kllogjeri, ka nisur procedimi penal për veprën penale " shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".
k.k/NOA