Librazhd, 18 maj NOA - Policia e Librazhdit arrestoi sot një 18-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare.
Burime nga policia thanë se E.K, 18-vjeç u arrestua mëngjesin e sotëm, nën akuzën "marrëdhënies seksuale me dhunë me të miturën".
Sipas të njëjta burimeve E.K, me banim në fshatin Rrajcë, të Librazhdit, akuzohet se në datën 6 maj të këtij viti, ka hyrë në banesën e 16-vjeçares me iniciale E.Ç, me banim në fshatin Rrajcë, ku dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.Â
E mitura ka denoncuar në polici, agresorin e saj i cili u shpall në kërkim nga policia.
Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, efektivat blu mundën të lokalizonin vendndodhjen e adoleshentit duke kryer dhe arrestimin e tij.
k.k/NOA