Durrës, 18 maj, NOA - Forcat e policisë së Durrësit mundësuan kapjen e autorit të dytë të ngjarjes së rëndë, e cila shkaktoi një të plagosur rëndë me hematoma në tru, gjatë një konflikti për motive të dobëta pranë një lokali.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ai është Mustafa Korra, 19 vjeç, Â banues në lagjen nr.18 të Durrësit, me arsim 8-të klasë, ndërsa i dëmtuari nga kjo ngjarje ka qenë Gëzim Dauti, banues po në këtë lagje.
Pasi është mjekuar, ai edhe pse ka dalë nga spitali, ka ndjerë shqetësime në kokë si pasojë e goditjeve të marra dhe për këtë arsye është shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.