English

Kapet autori i vjedhjes së lokal "Pica Romeo" dy ditë më parë në qytetin e Korçës

Korçë, 18 maj, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë mundur të kapin në flagrancë personin, i cili dyshohej të ishte autor për vjedhjen e një lokali në Korçë.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, fjala është për 22-vjeçarin Daniel Isak, banues i këtij qyteti, për të cilin policia pohon se është i dyshuar për vjedhjen e lokal "Pica Romeo" në qytetin e Korçës, ndodhur dy ditë më parë.

Bëhet e ditur se ndaj këtij personi, gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg".

n.e/NOA

KOMENTE