English

Kreun e Partisë Demokratike të Tiranës e merr Aldo Bumçi

Tiranë, 18 maj/ NOA - Kryetari i ri i Partisë Demokratike (PD) për Tiranën nga sonte është deputeti Aldo Bumçi.

Në votim morën pjesë rreth 870 deputetë dhe nga verifikimi i votave 30 prej tyre rezultuan të pavlevfshme.

Kurse votat e tjera u ndanë mes Bumçit që mori pjesën e "luanit", 590, Gjergji Bojaxhiut, 145 dhe 41 që mori Lajla Përnaska, ish-përfaqësuese e Partisë Republikane.

Aldo Bumçi është momentalisht zëdhënës politik i Grupit parlamentar të PD, kurse Bojaxhi, drejtor i KESH-it (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare).

"Të jesh kryetar i Partisë Demokratike për kryeqytetin, është një përgjegjësi e madhe, sepse Tirana nuk drejtohet vetëm. Atë, do ta drejtojmë së bashku", deklaroi Bumçi menjëherë pas shpalljes së rezultateve të votimit.

Në Kuvendin e PD së Tiranës, ishte kandidat edhe ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj i cili një ditë më parë shpalli tërheqjen nga gara.

Mustafaj tha se largohej nga gara dhe nga PD e po ashtu edhe nga politika, pasi konstatoi se në zgjedhjet për PD e Tiranës ishin shkelur të gjitha parimet.

Në deklarimet e tij disa ditë para zgjedhjeve, Berisha publikisht kishte mbështetur Aldo Bumçin për kreun e PD së kryeqytetit.

Po dje, u fshi nga lista e kandidatëve për kreun e PD Tiranë, ish drejtori i ATSH, Edi Paloka. Emri i tij u hoq nga gara pasi nuk plotësonte kriteret e nevojshme të shpallura nga Kuvendi i PD së Tiranës.

e.l/NOA

KOMENTE