English

Meta viziton një librari në Tiranë: Pas fitores së LSI-së do hiqet TVSH për të gjithë llojet e librave

Tiranë, 18 maj NOA - Kreu i LSI-së, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në njërën prej librarive kryesore të Tiranës.

Meta i shoqëruar edhe nga kandidati i LSI për deputet në Tiranë, Ilir Dashi bashkëbisedoi jo vetëm me tregtuesit e librit, por edhe me klientë, dashamirës të librit në përgjithësi. "Është një kënaqësi të vizitoj sërish këtë librari, dhe të shpreh mbështetjen time më të madhe për të gjithë krijuesit, për të gjithë botuesit dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë në këtë lloj aktiviteti kaq të rëndësishëm të shoqërisë sonë" tha Meta.

Meta shtoi se do të ndihmojë krijuesit, e botuesit duke e bërë zero TVSH-në, për të gjithë llojet e librave, dhe jo vetëm për librat shkollorë, por edhe për librin historik dhe artistik dhe kështu me radhë.

"Ne angazhohemi për të bërë zero tatimin mbi të ardhurat, mbi honoraret e shkrimtarëve pasi dhe ata janë të kufizuar për të mbështetur librin përmes gjithë atyre politikave dhe projekteve të Ministrisë së Kulturës, që do të jenë transparente dhe jo klienteliste, sikurse kanë qenë për fat të keq një pjesë e mirë e tyre deri tani. Njëkohësisht angazhohemi për të ndihmuar në veçanti të gjitha familjet shqiptare në drejtim të pajisjeve të fëmijëve me librat shkollorë dhe për të rimbursuar të gjitha librat shkollorë të arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar" shtoi më tej Meta.

k.k/NOA.

KOMENTE