English

Netanjahu, kryeministri i ri i Izraelit , mbërrin për vizitë zyrtare në Uashington

Uashington, 18 maj, NOA - Kryeministri i ri izraelit, Benjamin Netanjahu, mbërriti sot në mëngjes në Uashington, për bisedime me zyrtarë amerikanë për perspektivën e paqes në Lindjen e Mesme dhe për programin bërthamor të Iranit.

Netanjahu ka thënë se bisedimet e ardhshme izraelito-palestineze duhet të përqendrohen tek çështjet ekonomike dhe të sigurisë dhe jo tek krijimi i shtetit palestinez, një koncept të cilin ai nuk e ka mbështetur.

Nga ana e tij, presidenti amerikan, Barak Obama ka thënë se një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez ka rol qendror në synimin e tij për paqe në Lindjen e Mesme. Një zëdhënës izraelit tha se Netanjahu ka besim se dy aleatët mund të gjejnë një emërues të përbashkët.

n.e/NOA

KOMENTE