English

Olldashi: PD mbetet një forcë e rëndësishme politike

Tiranë, 18 maj NOA - Kryetari aktual i degës së PD-së të Tiranës, Sokol Olldashi, deklaroi sot gjatë konferencës së Partisë Demokratike, se është i sigurt për fitoren në kryeqytet dhe kudo.

"2005-2009 është periudha më intensive në jetën politike të kryeqytetit. Dega e Tiranës ka dhënë një kontribut të qenësishëm në realizimin e premtimeve tona elektorale të vitit 2005, duke vënë në dispozicion të qeverisjes së Shqipërisë burimet njerëzore", tha Olldashi. "Ne kemi hyrë në procesin e riorganizimit statusor të degës dhe i gjithë ky proces dëshmon se PD mbetet në mënyrë të padiskutueshme një forcë e rëndësishme politike në vend" shtoi më tej Olldashi.

Sipas tij, janë 5 mijë qytetarë që gjatë procesit të ristrukturimit janë anëtarësuar në PD, ku 30 % janë zonja, ndërsa 2304 janë të rinj që i bashkohen PD së Tiranës" Olldashi tha se "i gjithë ky proces dëshmon vetëm një gjë: që ne do të fitojmë në Tiranë dhe kudo".

k.k/NOA

KOMENTE