English

PD, Olldashi në Bulqizë: Edi Rama politikani simbol i korrupsionit

Bulqizë, 18 maj NOA - Ministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, ka zhvilluar sot takime me banorë të Komunave Ostren, Trebisht dhe Zerqan të Bulqizës, ku cilësoi Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama si "politikanin simbol të korrupsionit".

"Përballë kemi një Edi Ramë që është politikani simbol i korrupsionit, politikan i akuzuar publikisht nga biznesmen se i ka kërkuar 1 milion dollarë për një leje ndërtimi, politikan që në një mbledhje të vetme të KRRT-se, i jep 19 leje në qendër të kryeqytetit ish-drejtorit të urbanistikës, 19 leje ndërtimi në një mbledhje KRRT-je për bashkëpunëtorin e ortakun e tij" u shpreh Olldashi.

Ministri Olldashi vuri në dukje dhe investimet e kryera përgjatë katër viteve të qeverisjes demokratike.

"Premtuam që do të investonim me shpejtësi për ndryshimin e infrastukturës së Shqipërisë e kemi investuar 10 herë më shumë për rrugët se paraardhësit tanë.

Të gjitha akset e rrugëve kombëtare të Shqipërisë janë sot ose të ndërtuara ose në ndërtim. E njëjta gjë edhe për të gjitha akset rrugore që lidhin qendrat e mëdha urbane me akset nacionale" shtoi më tej Olldashi.

k.k/NOA

KOMENTE