English

Peqin, kamioni përplaset me furgonin, vdes drejtuesi 27-vjeçar i këtij të fundit

Peqin, 18 maj, NOA - Një mjet tip kamion me targa të huaja CR 341 BD, është përplasur me mjetin tip furgon "Nissan" me targa BA 998 JV dhe si pasojë e këtij aksidenti të rëndë, ka mbetur i vdekur drejtuesi i këtij të fundit.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, drejtuesi i kamionit ka qenë maqedonas Bosko Geros Simon, ndërsa personi që është ndarë nga jeta, ka qenë 27-vjeçari, Lorenc Xhoni.Â

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e  policisë si edhe grupi hetimor, të cilët kanë konstatuar se shkak i aksidentit me pasojë vdekjen e 27 vjeçarit Xhoni, ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po drejtonte mjetin e tij tip kamion, maqedonasi Bosko Geros Simon. Mësohet se ky i fundit është shoqëruar për në komisariatin e policisë Peqin, deri në zbardhjen e plotë të aksidentit.

KOMENTE