Elbasan, 18 maj NOA - Kryetarja e Grupit Kuvendor të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj ka qenë sot në fshatit Mashaj të qarkut të Elbasanit, ku deklaroi para banorëve se kryeministri Berisha, gjatë këtyre viteve ka dhënë vetëm korrupsionin dhe varfërinë.
Leskaj ka përmendur se në Programin e ri të PS-së është parashikuar të ngrihet, Agjencia e Biznesit Agrar e cila do të bëjë që të mos rikthehen më fenomene të produkteve bujqësore të skaduara e të patregueshme.
"Ajo që ka ndodhur, është rritja e pjacës së korrupsionit. Do të thotë që korrupsioni është rritur lart dhe është përqendruar në më pak duar, në duart e familjes së kryeministrit dhe në duart e disa qeveritarëve. Pra, korrupsioni nuk është luftuar, është shtuar. Krimi nuk është luftuar, është shtuar. Dëshmia më e gjallë është Gërdeci. Krimi dhe korrupsioni janë ngjitur në shkallë të tillë që askush nuk mund ta përfytyronte 4 vjet më parë" u shpreh Leskaj.
"Ky është dallimi mes nesh dhe Sali Berishës, socialistët në qeverisje do të bëjnë gjithçka që do të premtojnë. Programi ynë, nuk është një libër premtimesh apo listë dëshirash që hartohen thjesht dhe vetëm për të marrë vota, si bëri Berisha në 2005, por një program konkret me ide dhe zgjidhje të reja. Një program konkret që do i vijë në ndihmë jo vetëm zonave rurale por do përqendrohet fort në zonat rurale' shtoi më tej Leskaj.
k.k/NOA