English

PSV 91, hap fushatën elektorale në Durrës me kandidat ish-ministrin Gjergj Koja

Tiranë, 18 maj NOA - Partia Socialiste e Vërtetë 91 hapi sot fushatën elektorale në Qarkun e Durrësit.

Kryetari i kësaj partie, Petro Koçi prezantoi kandidatin e PSV 91 për Qarkun e

Durrësit.

Sipas tij, Gjergj Koja, një figurë e njohur si ish-deputet dhe ish-ministër do të jetë kandidat i kësaj partie në qytetin bregdetar.

Gjergj Koja aktualisht është Sekretar i Marrëdhënieve me Publikun i PSV 91 dhe Kryetar i kësaj partie për Qarkun e Durrësit.

Pak ditë më parë Partia Socialiste e Vërtetë 91 ka prezantuar në qytetin e Vlorës bashkëpunëtorin amerikan të Genesis Comunication Group në zgjedhjet e këtij qershori. Sipas Koçit, kjo parti ka hyrë në këtë fushatë elektorale për një lojë të pastër politike dhe në këtë kuadër një rëndësi të veçantë do ti jepet komunikimit me të gjithë faktorët ndihmues në këto zgjedhje, në mënyrë të veçantë me simpatizantët e kësaj partie dhe mediat që do ti mbështesin gjatë fushatës.

Ndërsa kandidati për deputet i PSV 91 në qarkun e Vlorës, Kasëm Cenaj, njëherazi edhe kryetar i kësaj partie shprehu pak ditë më parë optimizmin për fitoren e tij në këto zgjedhje.

k.k/NOA

KOMENTE