English

Shiste heroinë rrugëve të Durrësit, arrestohet 46-vjeçari

Durrës, 18 maj/NOA - Një burrë i cili merrej me shitblerjen e lëndëve narkotike është prangosur sot në Durrës nga policia antidrogë.

Drejtoria rajonale e Policisë në Durrës, konfirmoi për korrespondentin e agjencisë së lajmeve NOA, arrestimin në orën 12.30 të ditës së hënë, të 46-vjeçarit Flamur Mema, lindur dhe banues në lagjen nr 9 në Durrës.

Seksioni kundër Narkotikëve tregoi se pas informacioneve të marra, organizoi punën dhe bëri të mundur kapjen në flagrance të Flamur Memës në lagjen nr 11 të qytetit bregdetar.

Ai u gjet me një sasi prej 12.20 gramë heroinë e ndarë ne 26 doza të cilën e mbante për qëllim shitjeje dhe që u sekuestrua nga policia, si provë materiale.

Nga verifikimi i të dhënave rezultoi se Flamur Mema ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të "Prodhim dhe shitje lënde narkotike".

Me prangosjen e sotme, i dyshuari përballet me akuzën e "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".

a.a/e.l/MOA

KOMENTE