English

Trafik droge në Shqipëri, dënohet me 11 vjet burg, 47-vjeçari grek

Tiranë, 18 maj/NOA - Tentoi të trafikonte drogë nga vendi ynë në drejtim të Greqisë, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënon me 11 vjet burg.

Aleksandros Dhetinidhis, 47 vjeç me origjinë nga Kazakistani, por me shtetësi greke, është dënuar sot nga togat e zeza.

I pandehuri u arrestua me 7 prill të vitit të kaluar duke tentuar të kalonte në pikën kufitare të Kakavijës një sasi prej 14 kilogramë drogë, 7 prej të cilave ishte lëndë narkotike e llojit heroinë, ndërsa pjesa tjetër e llojit hashash.

Sasia e drogës mësohet të jetë gjetur në automjetin e të pandehurit, tip "Toyota", me targa IHP 8033, në pjesën e brendshme të tapicerisë.

Policia evidentoi faktin se 47-vjeçari ka qenë i dënuar edhe më parë në shtetin fqinj, Greqinë me 7 vjet burg, për trafikim të lëndëve narkotike.

e.l/NOA

KOMENTE