Tiranë, 18 maj, NOA - Kryesia e Partisë Demokratike do të përzgjedhë sot në një mbledhje të posaçme të saj kryetarin e ri të degës së kësaj partie për kryeqytetin.
Sipas të dhënave, nga katër kandidatura që ishin deri tani në garë, mbeten vetëm tre, pasi Besnik Mustafaj deklaroi dorëheqjen e tij nga gara për këtë post në parti.
Sot në garë mbeten vetëm Aldo Bumçi, Gjergj Bojaxhi dhe deputetja Lajla Përnaska. Mustafaj u tërhoq nga gara.
Bëhet e ditur se Kryesia do të përzgjedhë vetëm dy kandidatura që do ta vazhdojnë këtë garë.
Ndërkaq, Partia Demokratike pritet të mbledhë kryesinë e saj sot në mbrëmje për të ndarë përfundimisht se më kë do të përfaqësohet në zgjedhjet e 28 qershorit.
n.e/NOA