English

Ushtroi korrupsion, policia i konverton dënimin 500 mijë lekë, në 100 ditë burg

Durrës, 18 maj, NOA - Forcat e policisë kanë ndaluar 40-vjeçarin Ajet Murati, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, pasi ndaj tij rëndon akuza e ushtrimit të korrupsionit pasiv.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ndalimi tij u bë për arsye se me vendimin e një muaji më parë, gjykata e Durrësit e ka konvertuar dënimin penal me 500.000 lekë me 100 ditë burgim për veprën penale të "Korrupsionit pasiv për persona që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 259 Kodit Penal.

Me shkresën nr. 5524 të datës 11.05.2009, ky person ishte shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit.

KOMENTE