English

Vrasje në qendër të Vlorës, goditet me thikë në zemër adoleshenti

Vlorë, 18 maj NOA - Një adoleshent është goditur me thikë në zemër, nga një moshatar i tij, duke gjetur vdekjen vetëm pak minuta më pas.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në qendër të qytetit të Vlorës, kur 18-vjeçari Armir Danaj maturant në gjimnazin "Aulona" u qëllua me thikë nga një person me iniciale A.D.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se nga hetimet e para dyshohet se adoleshenti ka qenë bashkë me një shokun e tij kur është përballur me të dyshuarin.

Ky i fundit dyshohet ti ketë thënë 18-vjeçarit të mos i ngacmonte më të dashurën, dhe më pas e ka goditur me thikë.

Sipas policisë, nga hetimet e para dyshohet se shkak i krimit të ketë qenë dyshimet e autorit se Danaj i ngacmonte të dashurën.

Në momentin që kreu krimin i dyshuar ndodhej në shoqërinë e një gruaje me iniciale Sh.S, e cila është nëna e vajzës me iniciale S.S, maturante në shkollën "Ali Demi" për të cilën dyshohet se ka ndodhur ngjarja.Â

Por megjithatë policia sqaroi se ende po punohet për të zbardhur me saktësi motivin e këtij krimi.

Mësohet se është shoqëruan në polici shoku i viktimës i cili aktualisht po merret në pyetje, ndërsa është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.

Sipas policisë autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë.

Ndërkohë që adoleshenti u transportua menjëherë në spital por ndërroi jetë sapo mbërriti në duart e mjekëve, pasi kishte marrë plagë të rëndë në zemër.

k.k/NOA

KOMENTE