Tiranë, 19 maj, NOA - Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Jetimëve, 20 Majit, Â Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka organizuar në Pallatin e Brigadave një pritje të veçantë me përfaqësuesit e shoqatave të tyre, ku ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, John Uithers.
Duke iu dedikuar një dekoratë të veçantë atyre, kreu i shtetit ka vlerësuar në mënyrë të veçantë punën e kryer nga shoqatat përfaqësuese të Jetimëve për ngritjen e zërit në emër të të drejtave të tyre dhe integrimit në shoqëri si gjithë të tjerët.
"Nuk mjafton vetëm një ditë për fëmijët, ndaj duket të kthehet vëmendja e përditshme ndaj tyre", ka apeluar në fjalën e tij të përshëndetjes Presidenti Topi. Sipas tij, fëmijët në fokus të ndihmës sociale dhe se duhet që politika të mos kujtohet vetëm për ta vetëm në ditën e 20 majit, e cila përkon me Ditën Ndërkombëtare të Jetimëve.
Nga ana e tij, ambasadori amerikan John Uithers u shpreh se kujdesi për jetimët përbën një investim për të ardhmen tonë. "Të realizojmë ëndrrat e fëmijëve", ka qenë apeli i drejtuar prej tij në këtë ceremoni të veçantë.
Ndërkaq, aktivitetete të tjera të shumta kanë pasuar sot në Tiranë, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Jetimëve, 20 maji.
Në sheshin "Skënderbej" është zhvilluar mëngjesin e sotëm një marshim simbolik, i cili u zhvendos më pas në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Politikanë dhe personalitete të ndryshme i bënë apel qeverisë që të tregohet më e vëmendshme ndaj kësaj shtrese dhe të ketë prej saj një angazhim me masa dhe startegji konkrete për integrimin e jetimëve në të gjitha aspektet e jetës së vendit.
"Ne duhet të jemi më pranë këtyre fëmijëve dhe kjo ditë të mos jetë vetëm njëherë në vit. Rol mjaft të veçantë në çështjen e tyre luan edhe politika shqiptare me ligjet që nxjerr, pasi kjo shtresë nuk ka nevojë për premtime, por për t'u ndihmuar", mësohet të jetë shprehur Zonja e parë, Teuta Topi.
Ndërsa drejtori i Instititit Kombëtar të Jetimëve, Ilir Çumani tha se "kemi detyrën që këtë shtresë ta integrojmë pa problematika, 20 maji nuk është një ditë feste, por ditë apeli për përmbushjen e kërkesave të jetimëve".
Një ditë më parë, "Amnesty International" i drejtoi një thirrje qeverisë shqiptare që të përmirësojë situatën e jetimëve. Sipas këtij organizmi të njohur për të drejtat e fëmijëve në botë, një nga problemet më të mëdha ku nuk është bërë aq sa duhet, është kujdesi për studentët jetimë.
n.e/NOA
Â