English

Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 19 Maj

Tiranë, 19 maj, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 19 Maj 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail:Â info@noa.al. This E-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Gazeta "Shekulli" vjen sot me lajm të saj kryesor "Lista, kandidatët e PS në zgjedhje". Në vijim të këtij lajmi, do të gjeni të publikuar listën paraprake të kandidatëve si dhe dyshimin për përfshirjen brenda saj të disa prej figurave të vjetra të kësaj partie.

Një tjetër lajm kryesor i kësaj të përditshme është dhe ai me titull: "Sondazhi, fitues koalicioni i majtë", në të cilin komentohen rezultatet e sondazhit më të fundit, sipas të cilit ai i PS merr 47.3% të votave, ndërsa ai i PD 44.7% të tyre.

Në vijim, do të lexoni dhe lajmin me titull "PD e Tiranës, Aldo Bumçi kryetari i ri".

Gazeta "Panorama", e ka trajtuar gjithashtu në mënyrë të gjerësishme çështjen mbi zbardhjen e emrave të kandidatëve për deputetë.

Këtë lajm do ta gjeni me titullin "Negociatat, listat, zbulohen emrat e sigurtë të PD dhe PS. Në pikëpyetje tre ish-ministra".

Po ashtu, do të lexoni në vijim dhe artikullin "Zbardhen listat e PDK, LZHK, PDS, PLL dhe G99".

Një artikull tjetër është edhe "Fituesi i "Big Brother" firmos për Nard Ndokën,

Qetësori dhe Adi nga "Big Brother", në listat e deputetëve të PDK e G99".

Në këtë të përditshme zë vend ndërkaq, edhe artikulli "Vizat, zv/ministri çek: Shqipëria e ka rrugën të hapur".

Po ashtu do të gjeni dhe rezultatet e sondazhit në lajmin me titull: "Sondazhi: PS merr 16, PD 14 deputetë në Tiranë".

"Gazeta Shqiptare" vjen sot me lajm të parë me atë me titull: "Listat e deputetëve.

PS, PD, LSI, POLI I LIRISE, G99, PDS, PLL, PBLD nxjerrin emrat. Ja kandidatët e forcave politike që garojnë në zgjedhjet e 28 qershorit. Sot në mesditë zyrtarizohen në KQZ".

Në vijim,do të lexoni - "Rama: Shqipërinë do ta bëj si Tirana. Berisha: Do shembim murin e kryeqytetit. PD e Tiranës zgjedh Bumçin kryetar.

Ndërkaq, kjo e përditshme i lë një hapësirë të dukshme edhe artikullit "Viktor Zhusti: U linda nga një 16-vjeçare, u dashurova, po s'u martova me një krutane". Në këtë lajm, aktori i njohur vjen me një rrëfim të veçantë për jetën e tij.

E përditshmja "Koha Jonë" hapet me titullin: "Tiranë, Aldo Bumçi merr kreun e PD-së së Tiranës". Duke argumentuar se si votimi i djeshëm e nxori si fitues me 599 vota, zëdhënësin e Grupit Parlamentar të PD. Ndërsa thuhet se kreu i KESH-it, Gjergj  Bojaxhi mori 192 vota dhe 41 të tjera i mori kandidatja e tretë për këtë post, deputetja Lajla Përnaska.

Në vijim do të lexoni artikullin "Vizat: BE, jeni në rrugë Â të mbarë".

Gjithashtu në këtë të përditshme do të gjeni reportazhin me titull "Na ishte në Tiranë Liqeni Artificial".

Të tjerë tituj kryesorë të "KJ" janë: "Edi Rama në Breg Lumi: Shqipëria, me model Tiranën".

Si edhe "Universitetet, detajet si të studioni në Gjermani".

Gazeta "Standard" ka në qendër të saj artikullin "Shqipëria po ndryshon" - Aldo Bumçi, kryetari i ri i PD-së së Tiranës".

Në vijim të lajmeve kryesorë të kësaj të përditshme do të gjeni dhe atë me titull "BE hedh poshtë PS-në: Shqipëria në rrugën e vizave".

Në vazhdim, Basha: "Kemi permbushur kriteret. Marrëdhëniet Shqipëri-BE, në stadin e tyre më të lartë".

Një tjetër lajm është ai me titull "Listat e kandidatëve, Ristani: Pas 19 Majit, asnjë ndryshim tjetër".

Gazeta "Shqip" hapet sot me kryeartikullin: "PD-PS fshehin listat e kandidatëve". Në të tregohet srategjia e partive të mëdha për t'ia fshehur emrat njëra -tjetrës.

Në vazhdim do të lexoni "Selia blu "përjashton" mbështetësit" e Presidentit dhe zgjedh Bumçin në krye të Tiranës.

Një tjetër lajm është ai me titull "Malaria, në Shqipëri zbulohet rasti i parë".

Brenda artikullit do të gjeni se si britaniku e importoi virusin e tmerrshëm nga Afrika.

Ndërsa misterin mbi grabitësin e disa bankave do ta gjeni në lajmin me titull: "Zotëria i së premtes alarmon policinë".

e.l/NOA

KOMENTE