English

Gjeorgji, Shqipëria merr pjesë në stërvitjen e forcave ushtarake të NATO-s

Tbilisi, 19 maj, NOA - Në Qendrën Kombëtare Stërvitore "Vaziani" në Tbilisi, Gjeorgji, që prej datës 8 maj deri 2 qershor, po zhvillohet stërvitja NATO & PfP "Cooperative Longboë/Lancer 2009".

Brenda saj, merr pjesë edhe delegacioni i forcave ushtarake shqiptare me 30 trupa, përkrah 9 vendeve të NATO-s si Kanadaja, Kroacia, Greqia, Hungaria, Spanja, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, por edhe 5 vende të PfP si Azerbajxhani, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Gjeorgjia dhe Ukrahina.

Stërvitja zhvillohet në kuadër të Programit të Partneritetit për Paqe, Iniciativës së Stambollit dhe vendeve të Dialogut të Mesdheut, midis NATO-s dhe vendeve partnere.

Qëllimi i stërvitjes Longboë 09, është aftësimi i personelit me procedurat standarde të punës në shtabe të përbashkëta, duke siguruar ndërveprueshmërinë midis NATO-s dhe kombeve partnere për Operacionet në Përgjigje të Krizave në nivelin e Brigadës Shumëkombëshe.

Ndërsa, qëllimi i Lancer 09, është trajnimi për Operacionet në Mbështetje të Paqes në nivel batalioni.

Ndërkaq, bëhet e ditur se në Tiranë do të zhvillohet takimi i shefave të Shtabeve të vendeve të Kartës së Adriatikut A5.

Qëllimi i këtij takimi është diskutimi i kontributeve të përbashkëta të vendeve të "Kartës së Adriatikut", në misionet paqeruajtëse në Afganistan.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE