Gjirokastër, 19 maj, NOA - Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë paradites së sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Sipas të dhënave të para për agjencinë e Lajmeve NOA, si pasojë e tij ka humbur jetën Resul Llogo, ish-kryetari i Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës.
Policia aktualisht po punon për identifikimin e rrethanave të cilat shkaktuan ngjarjen e rëndë, pasi ende nuk dihet se përse ndodhi ajo.
Gjithsesi, të dhënat paraprake nga vendi i ngjarjes, tregojnë se Llogo po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz me targa GJ 4677 A drejt Gjirokastrës dhe se në një moment ai doli nga rruga, duke shkaktuar aksidentin fatal.
 n.e/NOA