Torino, 19 Maj, NOA - Tashmë lajmi që qarkullonte prej disa ditësh në media dhe në mjedise të ngushta të ekipit të Juventusit, është konfirmuar.
Klaudio Ranieri nuk është më trajner i ekipit te Juventusit dhe në vend të tij, në pankinën e bardhezinjve do të ulet Çiro Ferrara.
Lajmi është bërë i ditur me  një komunikatë për shtyp të nxjerrë nga drejtuesit e ekipit të Juventusit, në të cilën thuhet se "Juventusi ka pushuar nga detyra e trajnerit Klaudio Ranierin. Duke filluar nga dita e sotme vendin e tij do ta zërë Çiro Ferrara".
Gjithashtu, në komunikatë thuhet se ekipi i Juventusit falënderon ish-trajnerin e tij, Ranierinm për punën e kryer në këto dy vite në krye të ekipit të Juventusit.
Tashmë në duart e trajnerit të ri Çiro Ferrara ndodhet një "patate tepër e nxehtë", pasi ngelen akoma dy ndeshje deri në përfundim të kampionatit, ku ekipi i Juventusit duhet të marrë rezultate pozitive për të siguruar një vend në Champions League.
d.g/NOA