Durrës, 19 maj NOA - Një 39-vjeçar është qëlluar me çifte teksa po punonte në ndërtim, bashkë me familjarët e tij.
Ngjarja ndodhi sot në lagjen nr.13 në plazhin e Durrësit kur Agron Bodlli 39-vjeç është qëlluar me çifte.
Ai u transportua menjëherë në spitalin e Durrësit nga familjarët e tij, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë në kokë.
Ndërkohë që forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbuluar autorët dhe motivet e plagosjes.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se Bodlli ka qenë bashkë me familjarët e tij duke punuar në ndërtimin e një objekti, kur është qëlluar me armë.
Sipas policisë nga hetimet e para dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është 50-vjeçari Gani Kapiti banues në lagjen nr.13 Plazh.
Policia bëri të ditur se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti prone të cilën e pretendonin të dy familjet.
Efektivat blu po punojnë për kapjen e të dyshuarit, ndaj të cilit ka filluar procedimi penal për Plagosje të rëndë me dashje".
k.k/NOA