English

KQZ marrëveshje me ministrinë e Brendshme për siguri në zgjedhje

Tiranë, 19 maj, NOA - Ministria e Brendshme merr përsipër që të ruajë të gjitha mjediset që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor ditën e zgjedhjeve.

Një fakt i tillë parashikohet në marrëveshjen që ky institucion ka nënshkruar ditën e sotme me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për infrastrukturën zgjedhore.

Krerët e të dyja palëve, ministri Nishani dhe kryetari i KQZ, Arben Ristani, duke firmosur marrëveshjen e përbashkët, kanë konkluduar sot bashkëpunimin në kuadrin e një procesi zgjedhor me standarde dhe të lira e të ndershme, siç parashikohet edhe nga ndërkombëtarët.

Marrëveshja për infrastrukturën zgjedhore, parashikon ndër të tjera marrjen përsipër nga ana e forcave të policisë të të gjitha detyrimeve që përmban Kodi Zgjedhor lidhur me garantimin e sigurisë, para dhe pas procesit zgjedhor në vend.

Nga ana e tij, ministri i Brendshëm u paraqit mjaft i vendosur në përmbushjen e këtij detyrimi nga ana e institucionit të tij.

Ndërsa kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka pohuar se që të dyja palët do të bashkëpunojnë në mënyrë që procedi zgjedhor të mos shoqërohet me asnjë incident dhe në këtë mënyrë, të përmbushen detyrimet e Bashkimit Evropian ndaj palës shqiptare për zgjedhje me standarde.

Ristani e ka konsideruar si frytdhënës bashkëpunimin e deritanishëm të KQZ-së

me qeverinë. "Regjistri elektronik ka qenë një risi në këtë aspekt", pohoi ai.

n.e/NOA

KOMENTE