English

Ministri i ri i Punës, Viktor Gumi, betohet para Presidentit të Republikës, Topi

Tiranë, 19 maj, NOA - Në praninë e Presidentit të Republikës, prof.dr. Bamir Topi, Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës, Aleksandër Flloko, drejtorit të Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu dhe anëtarëve të kabinetit të Presidentit dhe të ftuarve të tjerë, u zhvillua sot në Pallatin e Brigadave ceremonia e betimit të Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Viktor Gumi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Gumi bëri betimin përpara Presidentit të Republikës, i cili, pasi i dorëzoi dekretin e emërimit, i uroi ministrit Gumi suksese në detyrën e lartë dhe të vështirë.

n.e/NOA

KOMENTE