Nju-Jork, 19 maj, NOA - Një nënë e re nga Teksasi, ka arritur të lindë dy binjakë, të cilët në fakt nuk rezultojnë të kenë të njëjtin baba, por t'i kenë të ndryshëm ata.
Foshnjat Justin dhe Jordan, të lindur 11 muaj më parë, është zbuluar par verifikimeve të zinxhirit të tyre të ADN-së se nuk i përkasin në fakt të njëjtit baba, duke përbërë një rast mjaft të çuditshëm.
Këtë gjë e ka pohuar vetë nëna Mia Uashington nga Dallas, e cila i ka thënë revistës britanike "Sun" se gjatë periudhës së shtatzanisë ajo kishte një raport James Harrison, shokun e saj aktual, por edhe me një mashkull tjetër në të njëjtën kohë, emrin e të cilit nuk e ka përmendur.
Dy binjakët në fakt, ndërsa rriteshin, nuk po i ngjanin fare njëri-tjetrit, prandaj nëna e tyre rendi që t'u bëjë një analizë të ADN-së, e cila zbuloi se ata vërtet nuk kishin të njëjtin baba.
Vetëm foshnja e vogël, Jordan u zbulua të ishte fëmija i Jamesit, ndërsa tjetri rezultonte me ADN krejt të ndryshme, duke i përkitur në këtë mënyrë të dashurit të fshehtë të nënës së tij.
n.e/NOA