Tiranë, 19 maj, NOA - Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut ka nënshkruar sot një marrëveshje me shoqatën e minoritetit grek "OMONIA" për të dalë në zgjedhjet e afërta me lista të përbashkëta kandidatësh.
Gjatë takimit u bë e ditur se listat e përbashkëta të PBDNJ-së dhe OMONIA-s do të jenë për kandidatë të njëjtë në Vlorë dhe në Gjirokastër.
Lidhur me konkludimin e të dyja palëve për një çështje të tillë, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, u shpreh se me anë të tij marrin fund hamendësimet për konflikte politike mes të dyja palëve.
I pyetur ndërkaq mbi përjashtimin e Barkës dhe Kserës nga këto lista, Dule tha se nuk ka ndonjë kundërshti ndaj tyre.