English

Presidenti Topi niset nesër për një vizitë zyrtare në Kroaci, me ftesë të Mesiç

Zagreb, 19 maj, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, do të niset nesër për një vizitë zyrtare treditore në Kroaci, me ftesë të Presidentit të Kroacisë, Stipe Mesiç.

Gjatë qëndrimit në Kroaci, Presidenti i Republikës do të pritet dhe do të zhvillojë bisedime me autoritetet më të larta kroate, presidentin e Kroacisë, mesiç, kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Luka Bebic, si dhe kryeministrin e Kroacisë Dr. Ivo Sanader. Takimet dypalëshe të presidentit me këto autoritete të larta si dhe mes delegacioneve zyrtare respektive do të përqendrohen në zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit reciprok mes Shqipërisë dhe Kroacisë në kuadër të partneritetit si aleatë me të drejta të plota në NATO, të aspiratës integruese të dy vendeve tona për në Bashkimin Evropian, si dhe të frymës së miqësisë dhe bashkëpunimit të mëtejshëm konstruktiv rajonal.

KOMENTE