Tiranë, 19 maj/NOA - Dritan Shehaj, një prej protagonistëve të edicionit të dytë të "Big Brother" do të jetë kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Gjirokastrës. Lajmi u pohua për korrespondenten e agjencisë së lajmeve NOA në Gjirokastër, nga dega e këtij qyteti të LSI.
Sipas kësaj partie, angazhimi i Dritan Sheja në strukturat e Lëvizjes Rinore për Integrim është më i hershëm.
Dritan Shehaj është diplomuar për Drejtësi në Universiteti i Tiranës dhe më pas ka vazhduar studimet pasuniversitare në Universiteti Ushtarak "Skënderbej", Tiranë
Shehaj është specialist i ligjshmërisë në Flotiljen Detare të Veriut, Durrës, koordinator i Shefit të Shtabit dhe Jurist pranë Forcave Detare, Durrës.
Ai ka një eksperiencë punë si këshilltar ligjor i Komandantit të Rojës Bregdetare, Vlorë, si dhe shef zyre dhe Këshilltar ligjor i Komandantit, Brigada e Mbështetje Rajonale, etj.
v.d/NOA