English

PS, Balla: Berisha të tregojë pse fshihet dhe çfarë fsheh

Tiranë, 19 maj NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dhënë një deklaratë sot para kryeministrisë, ku ka renditur një sërë pyetjesh drejtuar kryeministrit.

"Po bëhet më shumë se një javë që media e shkruar dhe ajo televizive po publikojnë çdo ditë fakte dhe prova shkresore, të cilat implikojnë drejtpërsëdrejti djalin e kryeministrit, Shkëlzen Sali Berisha, me krimin shtetëror të trafikut të armëve dhe tragjedinë e Gërdecit" deklaroi Balla.Â

"Pse fshihet dhe çfarë fsheh Sali Berisha? Cila është e vërteta që Kryeministri tenton ta mbajë larg vëmendjes së opinionit publik? Pse Sali Berisha i bën presion prokurorisë dhe gjykatave? Përse tenton Sali Berisha të censurojë shtypin e lirë, me kriminelë dhe paratë e pista të korrupsionit?" shtroi disa pyetje deputeti Balla.

Më tej ai u shpreh se "Sali Berisha erdhi në pushtet me premtimin e duarve të pastra, ndërsa sot është peng dhe shëmbëlltyrë i trafikut të influencës dhe korrupsionit familjar.

Sali Berisha punoi këto katër vjet për interesat e fëmijëve të tij dhe jo për interesat e shqiptarëve. Shqiptarët e dinë tashmë se kjo politikë e vjetër e interesave personale po mban në këmbë murin e vizave për shqiptarët"

Sipas tij pas 28 qershorit, qeveria e re me Edi Ramën kryeministër, do vendosë interesat e shqiptarëve mbi interesat e politikës, duke i sjellë Shqipërisë ndryshimin që meriton.

k.k/NOA

KOMENTE