Kodheli: Edi Rama e drejtuesit e PS po punojnë për një listë kandidatësh premtues
Tiranë, 19 Maj/NOA - "Edi Rama dhe drejtuesit e tjerë të Partisë Socialiste, po punojnë intensivisht për të përfunduar listën e kandidatëve për deputetë të partisë sonë".
Kështu deklaroi para pak minutash për gazetarët, duke mos konfirmuar kur do të publikohet lista zyrtare që aq shumë po spekulohet në mediat e shkruara dhe vizive.
Gjithsesi, Kodheli ka vlerësuar se do të jetë një listë premtuese, me shumë anëtarë të talentuar, dhe të kualifikuar të Partisë Socialiste, qëllimi i së cilës është t'i shërbejë qytetarëve shqiptarë.
"Të përfshish të gjithë vlerat e tyre brenda listës është me të vërtetë një proces i vështirë, por në të njëjtën kohë të jep një kënaqësi të veçantë", - deklaroi Kodheli,
"Tashmë është e qartë që drejtuesit dhe anëtarët e Partisë Socialiste, kanë talent, përkushtim dhe kualifikim të mjaftueshëm për të sjellë përmes politikës së re ndryshimin e Shqipërisë, për një jetë më të mirë për ne dhe fëmijët tanë", - ishin konstatimet e tjera që evidentoi Kodheli, duke premtuar më tej se "do t'ju mbajmë të informuar për vijimin e procesit".
e.l/NOA