Durrës, 19 maj NOA - Tenton t'i japë fund jetës duke konsumuar një sasi ilaçesh,
nëna e tre fëmijëve të mitur.
Ngjarja ndodhi sot në qytetin e Durrësit, kur Rozeta K. 28-vjeçe, e divorcuar me tre fëmijë është transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Pasi ka marrë ndihmën e parë, gruaja u transportua, për mjekim më të specializuar, në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Mjekët konfirmojnë se ajo ka përdorur një sasi të konsiderueshme medikamentesh të cilat kanë rënduar gjendjen e saj, por nuk behët e ditur së çfarë lloj medikamentesh ka marrë.
Policia e Durrësit, ka nisur hetimet për të zbardhur motivet që kanë detyruar 28-vjeçaren të tentojë të vetëflijohet.
Pritet përmirësimi i shëndetit të gruas për të marrë deklarimet e saj, të cilat do të zbardhin dhe arsyet e ngjarjes.
k.k/NOA