Tiranë, 19 maj/NOA - Kroati Josip Kuzhe do të drejtojë kombëtaren shqiptare të futbollit.
Këtë e vendosi në mbledhjen e sotme, Komiteti Ekzekutiv i cili tha zyrtarisht se emëroi trajnerin e ri të ekipit kombëtar z.Josip Kuzhe.
Trajneri Kuzhe u përzgjodh nga Komiteti Ekzekutiv ndërmjet tre kanditaturave të tjera të cilat ishin Peter Pakult dhe Ilija Lonçareviç.
Kontrata me trajnerin kroat do të jetë 1-vjeçare, me opsion rinovimi për një vit e gjysmë.
Presidenti Duka deklaroi se trajneri Kuzhe do të fillojë punën brenda kësaj jave.
Por Duka konfirmoi edhe se Kuzhe, ndryshe nga trajnerët e tjerë të huaj që kemi pasur, të cilët iknin dhe vinin shpesh në vendbanimin e tyre, "do të jetojë në Tiranë, gjatë gjithë periudhës së kontratës".