Nga bashkëpunëtori i NOA në Athinë
Athinë, 20 maj/NOA - Dy të rinj, emigrantë nga Shqipëria, kanë gjetur vdekje tragjike në rrugën shtetërore Athinë-Patra, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA në kryeqytetin grek.
Ngjarja ndodhi në kilometrin e 105-të të rrugës Athinë-Patra, kur një 27-vjeçar shqiptar, me dokumente të rregullta në Greqi, drejtonte një autoveturë ku pasagjer ishte dhe një bashkëmoshatar i tij.
Ndërsa shkonte nga Athina në Patra, në kilometrin e 105-të, kaloi për shkaqe të paqarta në krahun e kundërt të rrugës së tij.
Për pasojë, u përplas me një tjetër autoveturë ku gjendej në drejtim, një shtetas grek. Në aksident u përfshi dhe një tjetër veturë që shkonte drejt Athinës.
Si rezultat i përplasjes fatale gjetën vdekjen dy shqiptarët në automjetin e parë kurse u plagos dhe shoferi i makinës së dytë.
Pa dëme nga ky aksident, dolën personat që gjendeshin në makinën e tretë të përfshirë në aksident.
Policia rrugore e Athinës tha se nisi hetime për ngjarjen, me qëllim zbardhjen e rrethanave të tragjedisë.
n.s/NOA