Londër, 20 maj, NOA - Në kërkim të një prostitute për të birin, babait i del që ajo të ishte një police dhe për këtë, ka përfunduar në pranga. Ngjarja i ka ndodhur një polaku me rezidencë në Britaninë e Madhe, i cili kishte vendosur t'i dhuronte të birit "aventurë" me një prostitutë, por plani i i tij ka dështuar duke u vënë direkt në arrest.
Burri 42-vjeçar, i kishte premtuar të birit 14-vjeçar se do ta fuste në botën "e të rriturve" në një mënyrë mjaft speciale ... duke i gjetur një prostitutë për ta zhvirgjëruar. Dhe në kërkim të një të tille, ndoshta për fatin e tij të keq, e vetmja për të cilin iu mbush mendja se mund të ishte e aftë të kryente raport seksual siç duhet me djalin e tij,
i doli se ishte police.
Ajo menjëherë sapo ka marrë vesh se për kë bëhej fjalë, pra kur mësoi se "klienti" do të ishte një minoren 14-vjeçar dhe ai që e rekomandonte atë ishte babai i tij, e ka çuar në rajonin e policisë dhe më pas iu caktua edhe dënimi nga gjykata e Nottinghamit, me 10 muaj burgim.
Por gjykatësi gjithsesi, e ka lejuar që këto muaj t'i kalojë në shtëpi me të birin, duke pohuar se babai gjithsesi, nga rruga e gabuar që ka zgjedhur për ta "futur të birin në jetë", i takon të kujdeset ende për të.
n.e/NOA