Krujë, 20 maj, NOA - Forcat e policisë së Krujës kanë arrestuar në flagrancë 69-vjeçarin Muharrem Gashi, banues në fshatin Hasan të këtij qyteti, pasi duke tentuar të qëllonte disa qen, ka plagosur një person i cili ishte duke punuar në servisin e tij.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, personi i plagosur nga pakujdesia e Gashit quhet Elton Mera, banues në fshatin Borizan të Krujës, i cili pas ndihmës mjekësore që mori, ndodhet në banesën e tij jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me ngjarjen, forcat e policisë kanë mundur të sekuestrojnë edhe armën e gjahut me nr,905203 dhe dy gëzhoja me mbishkrimin M 92 S.
Materialet për veprën penale të "Plagosjes së rëndë nga pakujdesia", parashikuar nga neni 91 i Kodit Penal do t'i dërgohen prokurorisë së Krujë për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA
Â
Â