Gjirokastër, 20 maj, NOA - Specialistët e sektorit të krimit Ekonomiko-Financiar në Â policinë e Gjirokastrës kanë arrestuar në flagrancë 40-vjeçarin Ilirian Malo, lindur në Këlcyrë dhe banues në Gjirokastër, pasi ndaj tij ekzistonin provat se ai ushtronte veprimtari kriminale në fushën e falsifikimit të dokumentave, për të cilat është nisur procedim penal në bashkëpunim me Prokurorinë që në vitin 2008.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, duke përdorur metodat speciale të hetimit, u arrit dokumentimi me prova ligjore se Malo kryente falsifikime.
Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sërë dokumentash të falsifikuara si kontrata punësimi për jashtë shtetit, një pasaportë e falsifikuar, një dokument i degës ushtarake po i falsifikuar etj.
Arrestimi i tij u bë për veprën penale të "Fallsifikimit të Dokumentave, Pasaportave apo vizave, si dhe "Fallsifikim të Formularve , vulave apo Stampave", parashikuar nga nenet 186, 189 dhe 190 të Kodit Peanl.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë nga ana e Prokurorisë, shtetasi G.Malo, i datëlindjes 1983, lindur në Tepelenë dhe banues në Gjirokastër, pasi gjatë hetimeve ka rezultuar i implikuar në këtë veprimtari së bashku me Ilirian Malon.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 copë polic sigurimi për shëndetin të shoqërisë Atlantik që dyshohen si të falsifikuara.
n.e/NOA